Vrau 62-vjeçarin dhe i plagosi të birin, Gjykata e Lushnjes vendos masën për Sofokli Shanin

schedule11:08 - 4 Qershor, 2021

schedule 11:08 - 4 Qershor, 2021

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Shkallës së parë Lushnjë, seanca për masën e sigurisë për Sofokli Shanin, autor i vrasjes se Rako Qorrit dhe plagosjes së djalit të tij Kejdi Qorri.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për autorin e ngjarjes, Sofokli Shanin.

Lexo edhe: Sherr në lokal, lushnjari vret pronarin, plagos të birin

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fieri i Ri në Krutje, ku si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të Roko Qorrit, Sofokli Shani vrau me armë zjarri 62 vjeçarin dhe plagosi djalin e tij, 31 vjeç Kejdi Qorri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!