Vrau 5 persona dhe plagosi dy fëmijë/ Autori i masakrës në Filadelfia shfaqej i veshur si grua

schedule08:55 - 5 Korrik, 2023

schedule 08:55 - 5 Korrik, 2023

I dyshuari që vrau pesë persona dhe plagosi dy fëmijë në Filadelfia, SHBA  ishte mbështetës i organizatës Black Lives Matter dhe vishej me rroba grash. Kybrady Carriker, 40 vjeç u arrestua menjëherë pas masakrës në lagjen Kingsshesing të qytetit të hënën mbrëma.

I pandehuri postonte rregullisht në mbështetje të lëvizjes Black Lives Matter. Policia tha se i dyshuari 40-vjeçar ishte i armatosur me një pushkë, një pistoletë, karikatorë shtesë dhe një jelek anti-plumb kur qëlloi për vdekje katër persona në rrugë dhe më pas ndoqi dhe vrau një tjetër brenda një shtëpie.

Një djalë 2-vjeçar është qëlluar me katër plumba në këmbë, ndërsa një djalë 13-vjeçar ka pësuar gjithashtu plagë me armë zjarri në këmbë, tha policia. Personi i armatosur kishte qëlluar drejt oficerëve ndërsa ata e ndoqën për disa blloqe përpara se më në fund të detyrohej të dorëzohej i bllokuar në një rrugicë.

Carriker tha se ai ishte një teknik kompjuteri me një interes të madh për armët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!