Ish- infermierja , e cila vrau tre pacientë duke ndërruar trajtimin e dhënë nga intravenoz me dezinfektues, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata japoneze. Gjatë gjyqit të saj, 34-vjeçarja Ayumi Kuboki rrëfeu se kishte vrarë 2 pacientë të moshës 70 dhe 80, pesë vite më parë në një rast që kishte tronditur Japoninë.
Ajo gjithashtu kishte deklaruar se mund të kishte vrarë 20 persona në vetëm dy muaj. Prokurorët kërkuan që ish-infermierja të dënohej me vdekje, por avokati mbrojtës tha se e pandehura vuante nga depresioni për shkak të stresit të shkaktuar nga vdekja e pacientëve të saj.
Komboki tha përpara gjykatës se nuk donte që familjarët ta fajësonin për atë që mund ti ndodhte pacientëve të saj kur ishte në detyrë dhe se u ndje e “lehtësuar” kur një nga viktimat e saj vdiq, sipas NHK.
Aktualisht, rreth 100 të burgosur janë dënuar me vdekje në Japoni.
/abcnews.al