Vrau 27-vjeçarin, del fotoja e autorit duke pozuar me viktimën: Dyshohet se ngjarja ndodhi aksidentalisht

schedule08:38 - 11 Maj, 2021

schedule 08:38 - 11 Maj, 2021

27-vjeçari Mehmet Qema mbeti  i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim autorin e  kësaj ngjarje, Marius Dema, 28 vjeç.

Abcnews.al ka siguruar foton e autorit, ku shihet se ka pozuar krah viktimës. Në foto ata shihen të buzëqeshur dhe duket se ka pasur miqësi të mirë mes tyre.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur aksidentalisht. Në kërkim policia ka shpallur gjithashtu edhe katër persona të tjerë: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Lexo edhe: Zbardhet vrasja në Tiranë, policia: Shpallet në kërkim autori dhe 4 të tjerë

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!