Vrau 23-vjeçaren, prindërit e Sabrinës kërkojë heqjen e kujdestarisë të vajzës nga babai vrasës

schedule14:13 - 23 Shtator, 2021

schedule 14:13 - 23 Shtator, 2021

Partizan dhe Valentina Bengaj, prindërit e 23-vjeçares kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që ti hiqet kujdestaria e vajzës së mitur N.Bengaj.  Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha.

Mësohet se prindërit e së ndjerës Sabrina, kanë kërkuar që babi vrasës i mbesës së tyre të mos jetë më kujdestar për të, por të kujdesen vetë.

Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator nga ish-burri i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit. Ky krim nxori në pah edhe skandalin e drejtësisë shqiptare. Meta në shator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua  pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pak muaj më vonë doli prej dhe vazhdoi kurimin në shtëpi. Në mbrëmjen e 10 shtatorit ai shkoi te prindërit e ish-bashkëshortes, Sabrina Bengaj dhe vrau me pistoletë teksa ishte duke ngrënë darkë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!