Vrau 14 gra dhe i groposi në kuzhinën e shtëpisë së tij, arrestohet vrasësi serial: Më ngjitën SIDA-n

schedule08:40 - 22 Shtator, 2023

schedule 08:40 - 22 Shtator, 2023

Një 34-vjeçar nga Ruanda është shpallur fajtor për vrasjen e 14 grave, trupat e të cilave u gjetën në një gropë, që ai kishte hapur në kuzhinën e shtëpisë së tij.

Dennis Kazungu akuzohet vetëm për dhjetë vepra penale, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin, falsifikimin, imitimin dhe përdhosjen e një trupi të vdekur.

Në Gjykatën e Kigalit, ku u mbajt seanca e tij, ai është përgjigjur me “po” kur gjyqtari e ka pyetur nëse akuzat ndaj tij janë të vërteta, njoftojnë mediat e huaja.

“Ata që vrava më ngjitën SIDA-n,” pohoi ai, duke përmendur faktin se shumica e viktimave të tij ishin prostituta.

Një prokuror i tha gjykatës se megjithëse u gjetën vetëm 12 trupa, Kazungu pranoi se kishte vrarë gjithsej 14 persona dhe kishte copëtuar trupat e dy. Ai takohej me gra në lokale dhe i merrte në shtëpinë e tij, ku i lidhte, i zhvishte dhe u vidhte sendet e tyre personale.

Më pas ai i detyroi viktimat e tij të zbulonin fjalëkalimet e celularit dhe tërhiqte paratë nga llogaritë e tyre, përpara se t’i vriste.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!