Vrau 1 person dhe plagosi 3 të tjerë, shqiptari në listën e më të kërkuarve në Angli

schedule18:07 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:07 - 26 Tetor, 2020

Britania e Madhe është duke kërkuar një shqiptar i cili dyshohet se fshihet në Londër. Sipas autoriteteve britanike Arjanit Kondi është me rrezikshmëri të lartë.

Kondi kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet për vrasjen e Ergys Gjioveshajt më 20 Prill të 2017-së në Vlorë ku edhe plagosi 3 persona të tjerë.

Autoritetet në vend besojnë se ai fshihet në 3 zona të Londrës dhe ka shkuar aty pasi kreu vrasjen në Shqipëri. Arjanit Kondi i njohur edhe si Arjanit Kondaj i ka marrë jetën me 6 plumba Ergys Gjioveshajn.

Ngjarja ndodhi në një lokal nate në Vlorë, ku dy grupe nisën një sherr mes tyre. Nga hetimet rezultoi se 41-vjeçari nxori pistoletën nga çanta dhe ka qëlluar drejt Ergys Gjioveshajt duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kondi ka qëlluar edhe drejt 3 personave të tjerë duke i plagosur. 41-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri dhe nga Interpoli është futur në listën e personave më të kërkuar.

Për këtë arsye, Britania e Madhe u ka kërkuar qytetarëve që nëse e shohin  t’i qëndrojnë larg dhe të lajmërojnë policinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!