Vrasjet në Shkodër, Massafra thirrje: Mos i bëni keq njëri-tjetrit

schedule12:19 - 31 Mars, 2019

schedule 12:19 - 31 Mars, 2019

Arqipeshkevi i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes së arbërëshit Andon Santori ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër. Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njëri e braktis për shkak se nuk i siguron pasuri. Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet. Ai bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!