Vrasjet dhe përgjakja e rrugëve, Lala: Miku dhe leku, u hap lista e shkarkimeve të kupolës

schedule20:44 - 2 Korrik, 2021

schedule 20:44 - 2 Korrik, 2021

Një javë më parë në aksin Fier-Vlorë një familje u shua në aksident, pasi makina ku po udhëtonin u godit nga pas nga një makinë luksoze tip “Audi” me tre të rinj që po lëvizte me shpejtësi skëterrë tej normave të lejuara.

“Jeta në gjyq” ishte tema e emisionit “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme në “ABC” për të diskutuar për aksidentet rrugore dhe sigurinë e qytetarëve. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se shkaku i aksidenteve është efekt zinxhir që fillon nga momenti i marrjes së patentës.

Ne do të themi disa fakte dhe të vërteta. Aksidentet i shikoj si problem kompleks, fillon që nga mënyra si merret patenta, ne kemi akoma një shtet ku patenta merret me mik ose lekë, problemi i dytë është kur ky qytetari del në rrugë. Popull mendjemadh. Të rinj të cilët janë të papërgjegjshëm si e ngasin makinën.

Sinjalistika është një tjetër problematikë. Ne kemi rrugë skandaloze, nuk kemi sinjalistikë dhe investime, pavarësisht se në 30 vite është trumbetuar investimi, por nuk kemi një radar statik” tha Lala.

Moderatorja e emisionit Ornela Gaçe tha se policia e shtetit u tërhoq nga konfirmimi që kishte bërë duke mos dërguar asnjë përfaqësues në studio, por Lala shpjegoi se problemi është diku tjetër.

Duke qenë se është hapur lista e shkarkimit të zyrtarëve të lartë të policisë për shkak të këtyre ngjarjeve mendoj se të gjithë po shikojnë atë habitatin e tyre dhe nuk e kanë mendjen fare te puna apo shërbimi që duhet ti japin publikut”.

Por kush duhet të mbante përgjegjësi për aksidentet dhe vrasjet? “Kupola e policisë së shtetit në rresht për një të japë dorëheqjen. Njeriu i parë që duhet të mbajë përgjegjësi është drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Ai duhet të mbajë kosto. Vetëm në muajin qershor janë vrarë 27 persona” tha Lala më tej.

Më pas gazetarja tregoi edhe një episod nga jeta e saj. “Kur unë mora patentën dhe mora një makinë të vogël, vinte tjetri nga mbrapa dhe bënte presion, ishte aq stresuese” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!