Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni në Tepelenë (EMRI)

schedule22:08 - 1 Qershor, 2021

schedule 22:08 - 1 Qershor, 2021

Biznesmeni Çajup Selimi, 52-vjeç është qëlluar mbrëmjen e sotme me armë zjarri në lagjen “15 shtatori” në qytetin e Tepelenës.

Burime bëjnë me dije për ABC se Selimi është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihet ende identiteti i autorit si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Shërbimet e policisë kane rrethuar zonën.

Ndërsa Forcat Shqiponja të Gjirokastrës kanë shkuar ne ndihme te policisë së Tepelenës. Blutë kanë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. /mv.abcnews.al