Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gabresh në Kumanovë. Sipas informacioneve një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij.
Si pasojë e të shtënave një person tjetër ka mbetur i plagosur, dhe është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
/abcnews.al/