Vrasje me armë zjarri në Malishevë, dorëzohet në polici autori

schedule09:25 - 20 Shtator, 2023

schedule 09:25 - 20 Shtator, 2023

Një person dyshohet se është vrarë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Banjë të Malishevës, ka njoftuar Policia e Kosovës. I dyshuari është dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit të Policisë, në orët e para të mëngjesit u raportua se një person i moshuar është gjetur pa shenja jete, i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Një person, po ashtu i moshuar, është dorëzuar në stacionin policor në Malishevë.

“Nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!