Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis nga agjentët federalë të emigracionit. Një video e publikuar tregon 37 vjeçarin që përplaset me oficerët 11 ditë para të shtënave fatale.
Pretti shihet teksa rrëzohet me forcë përtokë nga agjentët e emigracionit, pasi pasi hoqi dritën e pasme të automjetit të tyre gjatë një proteste në Minneapolis.
Përplasja ndodhi më 13 janar dhe tregon fillimisht infermierin e ndjerë duke goditur dritën e pasme të një automjeti të përdorur nga agjentët federalë të imigracionit.
Një tjetër video tregon momentet menjëherë pasi Pretti goditi dritën e pasme dhe u rrëzua përtokë nga disa agjentë federalë.
Pretti dallohet në pamje duke u përlëshur me ofixerët, derisa ata e rrëzojnë përtokë dhe më pas ai ia del të largohet.
Kur ai i kthen shpinën kamerës, në brezin e tij është e dukshme një armë zjarri pistoletë, por në asnjë moment në pamje Pretti nuk përpiqet të kapë armën dhe është e paqartë nëse agjentët federalë e kanë parë atë.
Pamjet e reja rindezën debatin në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit Pretti, teksa ekspertët ligjorë theksojnë se përplasjet e mëparshme nuk i justifikojnë në asnjë mënyrë të shtënat për vdekje nga oficerët federalë.
Departamenti i sigurisë kombëtare po shqyrton videot e incidentit, teksa deri tani nuk dihet nëse ndonjë nga oficerët ka qenë i përfshirë në të dyja rastet.
Ndërohë Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA tha se dy agjentë të përfshirë në të shtënat fatale në Minneapolis janë lënë në pushim administrativ. / abcnews.al /


