Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vrasje” bavareze e kampionatit/ Bayern fiton duelin “Der Klasiker”, Dortmund mundet në shtëpi

schedule13:27 - 1 Mars, 2026

schedule 13:27 - 1 Mars, 2026

Jo më kot e quajnë “Der Klasiker”. Është derbi i madh i Gjermanisë kur Dortmundi pret Bajernin, dhe tifozët vendas e nisën ndeshjen e tyre shumë kohë para se të mbërrinin në stadium.

Me mijëra pjesëtarë të “Murit të Verdhë” shkuan si vullkan në “Signal Iduna Park”, ku krijuan gjithashtu koreografinë e tyre të veçantë.

Nga ana tjetër, përkrahësit miq patën fat krejt të kundër. Ata u përplasën me policinë ndërsa do të hynin në stadium, sepse 30 prej tyre kishin bileta të falsifikuara.



Kjo bëri që rreth 500 tifozë të mos e ndiqnin ndeshjen, ndërsa ata që ishin të pranishëm ishin shumë më të heshtur se zakonisht.

Të përditshmet “Bild” dhe “Abendcajtung” shkruajnë se policia përdori shkopat e gomës dhe spraj djegës ndaj tifozëve, ndonëse forcat e rendit e hodhën poshtë këtë.

Gjithsesi, Bajerni ia doli edhe me mbështetje të dobët të tifozëve, edhe pse Dortmundi pati përkrahje të zjarrtë nga 80 000 tifozë.

Borusia kaloi e para në epërsi me golin shënuar nga Shloterbek, ish-yll bavarez.

Harri Kejn përmbysi rezultatin me dy rrjeta në 54’ e 70’, kjo e fundit me penallti, dhe me 30 gola kërcënon rekordin e një sezoni të Bundesligës mbajtur nga Levandovski me 41.

Edhe pse Dormtund barazoi me anë të Svensonit 7 minuta para fundit, bavarezët treguan karakter. Kimih vendosi rezultatin 3-2 në 87’. Bajerni tashmë e ka vrarë luftën për titull duke kryesuar me 63 pikë ndaj 52 të Borusias në vend të dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!