FBI konfirmoi mbrëmjen e së enjtes se i dashuri i 22-vjeçares Gabby Petito ka ndërruar jetë. Policia gjeti atë që kishte mbetur nga trupi i 23-vjeçarit Brian Londry ndërsa ai kërkohej si i dyshuari kryesor për vrasjes e partneres së tij.
Mbetjet njerëzore u gjetën në një park në Florida ndërsa i riu u zhduk pas një udhëtimi që kishte nisur bashkë me të dashurën e tij nëpër SHBA.
Lexo edhe: Vrasja që tronditi SHBA-në, Gabby Petito u vra 4 javë para gjetjes së trupit
“Nga krahasimi i të dhënave të marra në dhëmbët u konfirmua se bëhej fjalë për Londry-n,” njoftoi FBI-ja.
Zhdukja e blogurës Petito gjatë udhëtimit me një furgon me partnerin e saj tronditi Shtetet e Bashkuara. 22-vjeçarja u pa për herë të fundit e gjallë më 26 gusht kurse trupi i saj u gjet më 19 shtator në një zonë të pyllëzuar. Nga kryerja e autopsisë rezultoi se atë e kishin mbytur. Pas zhdukjes së vajzës Brian Londry refuzoi që t’u përgjigjej pyetjeve të policisë dhe më pas u zhduk. /abcnews.al/