Vrasja që ka trazuar Amerikën: Skenari i fundit, polici dhe viktima kishin punuar në një vend

schedule12:22 - 30 Maj, 2020

schedule 12:22 - 30 Maj, 2020

George Floyd dhe ish oficeri i policisë në Minneapolis  kanë qënë pjesë e sigurisë në një klub në  Minneapolis , sipas Maya Santamaria, ish pronarja e klubit.

Floyd, të cilin Santamaria e quante një “djalë të shkëlqyeshëm” i njohur për buzëqeshjen e tij të madhe, shpesh ka punuar si roje  sigurie kryesisht të martave ndërkohë Chauvin shërbeu si një oficer policie jashtë shërbimit për klubin për gati 17 vjet.

“Unë nuk mund të them me siguri se ata e njihnin njëri-tjetrin,” tha Santamaria  për CNN në një intervistë. “Ne kemi punuar të gjithë në klub në pika të ndryshme kohore. “Por ne kemi punuar së bashku disa netë dhe ata mund të jenë parë më njeri-tjetrin”.

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së tretë në lidhje me vdekjen e Floyd, sipas Avokatit të Qarkut Hennepin Mike Freeman. Chauvin u mor në paraburgim ndërsa protestat e dhunshme vazhdojnë  duke kërkuar drejtësi për Floyd.

Santamaria pas videos tronditëse që pa tregoi se: “Unë nuk e kuptova se çfarë po ndodhte”.

Unë vazhdoja të bërtisja në telefonin tim duke i thënë Chauvin që të largohej prej tij. Është kaq e tmerrshme, jam pa fjalë.

Unë e kam njohur atë, nuk mund ta besoj që ai nuk pati zemër ta linte kur Floyd i tha se nuk po merte dot frymë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!