Pronari erdhi nga Anglia dhe i kërkoi paratë e qirasë, si nisi sherri në kafe, u mbyll me plumba

schedule13:17 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 13:17 - 17 Dhjetor, 2020

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Goraj, në Kuçovë ku 44-vjeçari Vangjel Polovina i ka marrë jetën me armë zjarri 37-vjeçarit Ajet Guneli.

Dy krëhra kallashnikovi janë derdhur nga autori i krimit mbi viktimën që ishte duke konsumuar një kafe në lokalin e fshatit. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur të tjerë persona që ndodheshin në oborrin e lokalit, të cilët të tmerruar kanë dalë jashtë.

Viktima Ajet Guneli ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia ku jetonte së bashku me familjen, për t’u marrë me disa dokumente në fshatin e lindjes, Goraj.

Ai i kishte dhënë me qira autorit të vrasjes një stallë derrash por prej rreth 1 viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë.

Lexo edhe: “Ishte njeri shumë i mirë” flet me lot në sy miku i viktimës në Kuçovë: E kisha parmbrëmë në shtëpi

Mësohet se viktima i kishte kërkuar disa ditë më parë lekët qiraxhiut dhe kishin debatuar. Sot në mëngjes, qiraxhiu ka pritur pronarin të shkonte tek kafja e lokalit dhe pasi ai është ulur ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori është kapur nga policia disa metra larg vendit të ngjarjes, në përpjekje për t’u larguar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!