Vangjel Polovina, 44-vjeçari që vrau bashkëfshatarin e tij Ajet Guneli me kallashnikov tre ditë më parë është lënë në burg nga Gjykata e Beratit,
Ai ka dalë sot para togave të zeza ku ka shprehur pendesë për krimin e kryer duke deklaruar se e ka ndërmarrë këtë akt në gjaknxehtësi e sipër. Polovina është shprehur se viktima i kishte bërë shumë kërcënime me jetë në debatet që kishin pasur më herët.
Gjyqtari Durim Hasa ka vendosur për masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat ndaj Polivinës i cili tashmë akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim”.
Mëngjesin e së enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes,për shkak të një borxhi të pa shlyer për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ja kishte marrë me qira viktimës./mv.abcnews.al