Vrasja në Tiranë, policia: Vjehrri  ekzekuton ish-bashkëshortin e vajzës, plumb edhe avokati

schedule12:33 - 4 Qershor, 2021

schedule 12:33 - 4 Qershor, 2021

Tiranë-  Policia e Tiranë ka zbardhur vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.  Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” Mexhit Picari ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kudret Salia ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi Adriatik  Cama., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi Mexhit Picari. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!