Vrasja në Tiranë, momenti kur hetuesit hapin bagazhin e Audit luksoz ku po udhëtonin viktimat

schedule21:37 - 13 Nëntor, 2021

schedule 21:37 - 13 Nëntor, 2021

Grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati mafioz me dy viktima mbrëmjen e sotme, ka bërë ekspertimin e automjetit ku po udhëtonin dy viktimat. Në fotot e siguruara nga ABC duket momenti kur nën masa të forta sigurie, ata hapin bagazhin e automjetit për të parë nëse ka ndonjë objekt të dyshimtë brenda tij, që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarje. Nga këqyrja ka rezultuar se asnjëri nga viktimat nuk ka qenë i armatosur.

Lexo edhe: FOTO/ U vra sot në Astir, kush është Mihasi, mik i Vis Martinajt, lidhja me grabitjen në Tepelenë e armët në Yrshek

Pas verifikimeve të kryera, automjeti tip Audi A 8 në pronësi të njërit prej viktimave Erigers Mihasi është larguar me karrotrec nga vendi i ngjarjes. Nga atentati mafioz, veç Mihasit i cili ndodhej në vendin e shoferit, mbeti i vrarë edhe pasagjeri Armando Dumani.

Dy viktimat rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë, për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale. Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti në Thumanë një automjet tip “Toyota” të djegur, që dyshohet se ka lidhje me autorët e atentatit. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!