Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit të 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër.
Bëhet fjalë për Sebastian Smakaj i cili është tashmë në kërkim nga Policia.
LEXO edhe: U qëllua me automatik, humb jetën 23-vjeçari, atentati iu bë teksa lëvizte me makinë
Burime për abcnews.al raportojnë se Sebastian Smakaj është kampion kombëtar në “Tawkondo” për peshën 80 kilogramë.
LEXO edhe: Atentati në Shkodër, 23-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme ishte futbollist
Nuk dihen ende se pse të ketë ndodhur kjo vrasje që ka tronditur sot Shkodrën, por sipas informacioneve paraprake motivet kanë qenë banale.
Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55, ndërkohë nuk i mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës./abcnews.al