Gazetari Gjergj Figuri raporton se nga të shtënat me armë zjarri paraditen e së martës në Rrëshën, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi, ka edhe të plagosur.
Referuar burimeve zyrtare të Policisë, zyrtarisht bëhet fjalë për tre persona të plagosur, të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. Ata janë identifikuar si Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi, ky i fundit i afërm i viktimës.
Nuk ka ende informacione nëse bëhet fjalë për kalimtarë të rastit apo persona të tjerë që mund të kenë qenë objektiv i autorëve të ngjarjes.
62 vjeçari Martin Bardhi u vra teksa po qëndronte në këmbë pranë spitalit. Gazetari Gjergj Figuri raportoi pak më herët në një lidhje live se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për një ngjarje të ndodhur në mars të këtij viti, ku së bashku me të birin, tentuan që të vrisnin Saimir Reçin në Rrëshen./abcnews.al

