Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Rrëshen, Anton Keli doli nga makina për të hyrë në market, u zvarrit për të kërkuar ndihmë

schedule23:17 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 23:17 - 15 Dhjetor, 2020

Anton Keli pak muaj më parë la Gjermaninë ku jeton me familjen për t’i qëndruar pranë nënës së tij e cila jetonte vetëm në Rrëshen. Por një breshëri automatiku i mori jetën pasditen e së martës në hyrje të qytetit. 51 vjeçari ndërroi jetën në spital. Mësohet se viktima është djali hallës së Armando dhe Preng Gjinit. Armando u ekzekutua një vit më parë në Rrëshen, ndërsa i vëllait u plagos rëndë nga lënda plasëse që ju vu në makinë 3 muaj më parë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Sipas burimeve të ABC, Keli ka qenë duke hyrë në qytetin e Rrëshenit rreth orës 17:40, ka ndaluar makinën dhe ka dashur të hyjë këtë market. Në momentin që doli nga makina autori apo autorët e kanë qëlluar. Burimet tregojnë se ai u zvarrit me plagët në trup deri tek marketi për të kërkuar ndihmë.



Në spitalin e Rrëshenit shkoi me shenja jetë por nuk mbijetoi dot. Pas këtij ekzekutimi policia dhe forcat e FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa persona në komisariatin e Mirditës. Keli kohët e fundit lëvizte shpesh nga Mirdita në Tiranë dhe anasjelltas./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!