Albi Bashaliu nga Gjoçaj i Peqinit u ekzekutua me 4 plumba dy prej të cilava i mori në kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 8.40 teksa 35 vjeçari po pinte kafen e mëngjesit në këtë lokal.
Dikush nga jashtë e thirri me emër. Sapo doli, u qëllua për vdekje me pistoletë. Banorët jashtë kameras thanë se nuk kanë dëgjuar krisma. Në ato moment binte shi i dendur. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë qëlluar me armë silenciator. Ndërsa pronari i lokalit që është dhe i afërm i viktimës tregon se 35 vjeçari u thirr nga dy persona me maskë anti-COVID dhe njëri prej tyre e qëlloi.
“Ishin me maskë covidi, cuna të rinj. Bënë vrasjen e gjuajtën njëherë e më pas e qëlluan prapë që të sigurohesh shtojnë se kanë parë dy persona të cilët ishin me kapele dhe maska anti-covid. Njëri prej tyre kishe në dorë pistoletë me të cilën e qëlloi dy herë. Pasi u sigurua që kishte vdekur i mori nga xhepi çelësin e makinës”.
Siç duket dhe nga pamjet, pak metra nga vendngjarje autorët kanë djegur makinë e tyre Audi dhe janë larguar me mjetin e viktimës TIP GOLF.
Në mbështetje të forcave vendore të policisë shkoi dhe drejtori i policisë kriminale në policinë e shtetit, Tonin Vocaj. Burimet tregojnë se u bënë kërkime dhe nga ajri po nuk është rënë ende në gjurmë të autorëve.
Albi Bashaliu është person me precedent penal. Në vitin 2017 ai ka tentuar të vrasë për motive të dobëta dy bashkëfshatarë. Vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu akuzohet se ka vrarë shtetasin Ylber Xhahysa në 5 qershor te këtij viti për një gërvishtje makinë dhe po vuan dënimin në burg.
Policia ka fokusuar hetimet te pista e hakmarrjes. Në komisariat janë shoqëruar mbi 20 persona mes tyre dhe djali i Ylber Xhahysës që është vrarë nga vëllai i 35 vjecarit 6 muaj më parë. Mësohet se policia ka kryer kërkime me helikopter në zonë për kapjen e autorëve. /abcnews.al

