Vrasja në Ksamil, autorët e pritën biznesmenin para shtëpisë: Çfarë kanë regjistruar kamerat

schedule09:34 - 7 Qershor, 2021

schedule 09:34 - 7 Qershor, 2021

Gramoz Memaj mbeti viktimë e një atentati mbrëmjen e kaluar në Ksamil të Sarandës. Gazetarja Silvi Sulaj raporton se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Nga kamerat dallohet vetëm një automjet dhe katër persona, por nuk identifikohen. Ndërkohë vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me armë tip pistoletë, plumbat e së cilës i morën jetën Memajt.

Atentati ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët anë pritur deri sa viktima të shkonte në shtëpi. Pranë banesës ata i kanë bërë pritë dhe pak metra para derës së tij është qëlluar.

Lexo edhe: Vrasja e biznesmenit në Ksamil, fqinjët: Nuk u dëgjuan të shtëna, por vetëm ulërimat e nënës

Gramoz Memaj njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit dhe ishte pronar i një bari. Më herët ai ka qenë emigrant në Angli, ku ka jetuar atje prej dhjetë vitesh. Memaj ka jetuar gjithashtu edhe në Greqi. Ndrëkohë në Ksamil jetonte vetëm me nënën e tij dhe ishte i pa martuar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!