Gjykata e Fierit këtë të mërkurë ka lënë në burg autorin e vrasjes se Perparim Sehatit në Kasnicë, Alionid Saliaj, ndërsa për të afërmit e viktimës të cilët akuzohen për dhunë ndaj nënës së autorit kanë dhënë masës detyrim paraqitje.
Të afërmit e 46 vjeçarit, Agron Sehati me të birin Gazmir Sehati akuzohen se kanë dhunuar fizikisht nënë e 31 vjeçarit në banesë.
Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për abcnews.al se një dyshim në lidhje me këtë ngjarje është se të afërmit e viktimës e kanë dhunuar nënën e autorit para se të ndodhë ngjarja, ndërkohë familjarët pretendojnë se dhunimi i nënës së autorit ka ndodhur pas vrasjes së 46 vjeçarit.
LEXO EDHE: Vrasja në Kasnicë, konflikti mes familjeve për 1 dylym tokë
Ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë ku autori dyshohet se është zënë me viktimën për një sipërfaqe toke që secili thekson se toka është e tyre./abcnews.al