Vrasja në Fier/ “Më dhunuan”, policia: I riu që ndaluam na kërcënoi, nisin hetimet për efektivët

schedule22:51 - 24 Tetor, 2021

schedule 22:51 - 24 Tetor, 2021

Gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të atentatit, me pasojë vdekjen e Demir Backës, 57 vjeç mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Fierit, policia njofton se është kërcënuar nga një i ri që kishin ndaluar në pikën e kontrollit në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnjë. 28 vjeçarin me iniciale A. H policia bën me dije se e ka ndaluar teksa lëvizte me makinë në orët e para të mëngjesit të sotëm por ky i fundit ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur efektivët.

Në lidhje me pretendimet e shtetasit A. H., të bëra publike në media, ku akuzon punonjësit e Policisë Lushnjë, për dhunë të ushtruar ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se: Në kuadër të masave të marra për kapjen e autorëve të vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 23.10.2021, në qytetin e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kishin ngritur pikë kontrolli në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnjë. Rreth orës 04:40 të mëngjesit të datës 24.10.2021, kanë ndaluar mjetin me targa AA 935 CR ( me drejtues të identifikuar më pas si shtetasi A. H., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat), i cili ka refuzuar të japë dokumentet e identifikimit, duke fyer dhe kanosur  për jetën efektivët e Policisë” sqaron policia.

Gjendur në këtë situata blutë sqarojnë se e kanë shoqëruar të riun me forcë në komisariat. Ky i fundit ka ngritur pretendime se është dhunuar. Policia sqaron se pasi janë administruar kallëzimet e punonjësve të policisë, kallëzimi i të riut, këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për të shoqëruarin, ky i fundit është lënë i lirë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka komunikuar me Sallën e Komandimit pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të komunikuar veprimet hetimore dhe hetimin e këtij personi në gjendje të lirë. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin forcërisht të shtetasit  A. H., në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Duke qenë se edhe shërbimet e Policisë edhe shtetasi i shoqëruar kanë patur pretendimet respektive, është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka vënë në dispozicion një oficer të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, për të kryer veprimet. Nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë janë administruar kallëzimet e punonjësve të Policisë, kallëzimi i shtetasit A. H., këqyrja dhe vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasin A. H. Në përfundim të veprimeve procedurale, oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka komunikuar me Sallën e Komandimit pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të komunikuar veprimet hetimore dhe hetimin e këtij personi në gjendje të lirë“, shtoi policia.

Në lidhje me këtë rast, siç bëhet me dije, një grup pune do të dërgohet në komisariatin e Policisë së Lushnjes me qëllim verifikimin  e denoncimit të qytetarit për dhunën që pretendon se i është ushtruar nga efektivët. Policia informon se do të nisë hetim disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të policëve.

“Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të dërguar një grup pune në Komisariatin e Policisë Lushnjë, me qëllim verifikimin e rastit dhe nisjen e hetimit disiplinor në rast se konstatohet tejkalim i kompetencave të punonjësve të Policisë në kryerjen e detyrës” thuhet në sqarimin e policisë

Kjo situatë ka ndodhur gjatë kontrolleve për autorët e vrasjes së biznesmenit Demri Backa, që u ekzekutua pranë një qendre tregëtare. Backa është qëlluar me 16 plumba, një pjesë të të cilave i mori në trup. Nuk dihet ende arma që u përdor nga autori pasi në mjetin e djegur në fshatin Daullas u gjet një pistoletë dhe një kallashnikov. Demir Backa nuk është person i skeduar. Për të zbuluar autorët policia po heton mbi të kaluarën e tij pasi në ’97 i kanë vrarë të vëllanë. be.k/abcnews.al