Vrasja në Fier krim i paralajmëruar, një vit më parë autori mbajti peng gruan dhe vjehrrërit për 5 orë

schedule23:35 - 10 Shtator, 2021

schedule 23:35 - 10 Shtator, 2021

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari Elton Meta vrau me armë zjarri ish-gruan Sabrina Bengaj, në shtëpinë e prindërve të saj, ka qenë një krim i paralajmëruar.

Burime bëjnë me dije për ABC se një vit më parë, Meta kishte kërcënuar se do të vriste veten, duke mbajtur peng në banesë ish-bashkëshorten dhe familjen e saj, në banesën e tyre në Zhupan.

Episodi zgjati për 5 orë me radhë, deri në neutralizimin e tij. Por ai vijonte të ishte i lirë dhe sot i mori jetën ish-gruas.

31-vjeçari nga Peshtani një vit më parë kërcënoi se do të vetëvritej në oborrin e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes. Kjo e fundit e kishte braktisur një javë më parë dhe bashkë me vajzën e mitur qëndronte të prindërit në Zhupan.

Në gjendje depresive 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe pasi nuk arriti të binde gruan të kthehej qëlloi 2 herë në ajër. Më pas e drejtoi armen nga vetja duke kërcënuar vetëvrasjen për 5 orë.

Me ndërhyrjen e ekipeve speciale dhe nëpërmjet motrës së tij, u dorëzua pa lënduar askënd. Situata ishte e rrezikshme jo vetëm për 31-vjeçarin, por edhe për familjarët, gruan dhe vajzën e tij të cilët qëndruan të kyçur në banesë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!