Vrasja në Elbasan, policia: I riu u gjet i plagosur në një rrugicë, ndërroi jetë rrugës për në spital

schedule23:21 - 29 Korrik, 2020

schedule 23:21 - 29 Korrik, 2020

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku u vra me thikë një 23-vjeçar.

Sipas policisë i riu është gjetur i plagosur me thikë në një rrugicë në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe është dërguar në spital.

Por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

“Rreth orës  22:10, në lagjen  “Emin Matraxhiu”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje  është gjetur një shtetas rreth 23 vjeç  i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë),  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht  vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim  idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia./abcnews.al