Vrasja në Elbasan, kush është Kel Çami në kërkim, përplasja te tregu dhe denoncimi nga PD

schedule17:05 - 21 Prill, 2021

schedule 17:05 - 21 Prill, 2021

Katër të plagosur dhe një i vdekur mbetën sot nga përplasja me armë zjarri në Elbasan, ndërsa në kërkim është shpallur Kelmend Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet.

Xhaferri u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit. Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vrasja në Elbasan, Arbër Papleka grabiti një automjet dhe u dorëzua te RENEA në Tiranë

Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë” deklaroi Bardhi.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vrasja në Elbasan, Arbër Papleka grabiti një automjet dhe u dorëzua te RENEA në Tiranë

Por si ndodhi ngjarja sot në Elbasan?

Nga përplasja me armë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve është një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.

Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!