Vrasja në Elbasan, kush është efektivja e forcave “Shqiponja” që u plagos

schedule15:54 - 21 Prill, 2021

schedule 15:54 - 21 Prill, 2021

Mes tre të plagosurve në ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani, ka mbetur e plagosur edhe efektivja e policisë së forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota.

LEXO EDHE:Kush vrau kë në Elbasan, shkaku i përplasjes me armë që shkaktoi 1 të vdekur dhe 3 të plagosur

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ndërsa informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD.

Viktima Pjerin Xhuvani nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e Ditës së Verës, po në këtë qytet.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave për qëllime elektorale./abcnews.al/