Vrasja në Elbasan, Balla: Përplasjet kanë një autorësi të vetme, mos bini pre e provokimeve

schedule17:45 - 21 Prill, 2021

schedule 17:45 - 21 Prill, 2021

Pas vizitës në spitalin e Elbasanit ku po trajtohet efektivja e policisë që mbeti e plagosur nga përplasja me armë që shkaktoi një viktimë, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kjo ngjarje ka një autorësi të vetme, PD dhe presidentin e republikës.

Ai tha se të gjithë janë dëshmitarë të asaj që ka ndodhur ditën e Verës, duke shtuar se furgoni i PD ka mbajtur brenda persona të armatosur.

“Veprime që kanë ardhur duke u përshkallëzuar që kanë një autorësi te vetme, PD dhe presidentin e republikës. Jeni dëshmitarë të asaj që ka ndodhur në ditën e verës. Erdha këtu për të parë nga afër shëndetin e punonjëses së policisë që e ka hedhur pas të keqen.

Jeni të gjithë dëshmitarë që në Elbasan kanë zbarkuar ata. Dhe autorësinë e këtij akti të rëndë duhet t’ia lemë organeve ligjzbatuese për të çuar para drejtësisë, vrasësin dhe porositësin. Furgoni i PD ka mbajtur brenda persona të armatosur. Nuk dua të shtoj asgjë.

Ajo që më vjen keq është reagimi i turpshëm i drejtuesit të PD në Elbasan që përdhosi personin që ka humbur jetën pak metra larg viktimës. Ju jeni njerëz që dini të vlerësoni. Nuk duhet të bini pre e provokimeve. Duhen dënuar me votë me 25 Prill. Thirrja ime është të bashkohemi për të dënuar me votë ata që kryen sot një krim në qytetin e bukur të Elbasanit”, deklaroi Balla./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!