“Më pagoi për të fshehur trupin”/ Brahja dorëzohet pas përgjimeve, pranon të ketë ndihmuar autorin

schedule10:23 - 6 Shtator, 2024

schedule 10:23 - 6 Shtator, 2024

Pak orë pasi mohoi akuzat për përfshirje në vrasjen e 62 vjeçarit Enver Balla në Shën Vlash të Durrësit, Edison Brahja, pranoi se ka ndihmuar Esmerald Ballën për të fshehur trupin e viktimës.

25 vjeçari ndryshoi qëndrim dhe u dorëzua pasi hetuesit e vunë përballë provave, një ndër to përgjimet ambientale.

Mësohet se teksa kanë qenë bashkë në qeli pas arrestimit Balla dhe Brahja kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi autori i ka premtuar të riut se nuk do të kishte pasoja.

“shiko ku më përfshive, më the më ndihmo se nuk do të gjejë gjë” i ka thënë 25 vjeçari autorit gjatë debatit.

Pasi hetuesit e kanë njohur me këto përgjime ambientale, Brahja ka pranuar se bashkë me autorin e dyshuar kanë fshehur trupin e 62 vjeçarit në një pus pranë fermës ku ai ishte punësuar si bari.

Sinkron “Esmeraldi më pagoi 200 mijë lekë për t`a ndihmuar të fshihte trupin e pajetë të babait të vrarë. Ndodhesha disa metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Dëgjova dy të shtëna. Kur u afrova pashë Esmeraldin dhe Enverin që ishte në tokë. Çfarë ndodhi, e pyeta? Me tha ishte aksident por me ndihmo. Trupin e kishte hedhur te ferrat. Më tha të jap 200 mijë lekë vetëm më ndihmo dhe s`ke pune. Kur u errësua trupin e hodhëm te pusi”

Përveç përgjimeve ambientale, burime thanë se hetuesit kanë prova të pakundërshtueshme se i riu ka ndihmuar Esmerald Ballën për te transportuar me makine trupin 62 vjeçarit Enver Balla.

Në mjetin, që është në pronësi të familjes Balla, janë gjetur gjurmë të Edison Brajës.

Ngjarja e 13 gushtit dyshohet së ndodhi pas një konflikti mes atë e bir, ne stanin pranë shtëpisë, për kursimet familjare prej 75 mije euro, qe autori pretendon se i kishte vjedhur 62 vjeçari.

/abcnews.al