ABC mëson emrin e viktimës dhe autorëve të vrasjes së ndodhur në Dibër mesditën e sotme. Viktima është Xhetan Koneshi.
Ndërkohë që autorët janë Muhamet Mera 30-vjeç dhe Altin Mera 42-vjeç. Policia ka arritur të arrestojë 30-vjeçarin ndërsa është vënë në kërkim të vëllait të tij.
Policia njoftoi se dy vëllezërit pas një sherri me 50-vjeçarin e kanë qëlluar atë me automatik. Ai është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë./mv.abcnews.al