Vrasja me pagesë e Esat Pashë Toptanit, “Abc Story” sjell për herë të parë dëshminë kyçe të Rexhep Jellës

schedule13:09 - 10 Qershor, 2022

schedule 13:09 - 10 Qershor, 2022

“Abc Story” sjell këtë të dielë në orën 21:00 në ekranin e ABC dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e Esat Pashë Toptanit.

I ftuar në Abc Live, autori i emisionit Ferdinand Dervishi thotë se në dokumentarin e së dielës do të transmetohen për herë të parë dëshmia e Rexhep Jellës, funksionar shtetëror i viteve ‘20, një qytetar që në periudhën që u vra Esat Pashë Toptani ishte në pozicionin e prefektit të Durrësit.

Ferdinand Dervishi thotë se vrasja e Toptanit ka qenë vrasje me pagesë, e cila u ekzekutua nga Avni Rustemi në Francë.

Autori thotë se synimi i dokumentarit është hedhë dritë mbi shkaqet dhe vrasjet me pagesë që janë bërë në vendin tonë prej dekadash.

Ndër të tjera Dervishi thekson se nuk ka asnjë dyshim mbi faktin që vrasja e Esat Pashë Toptanit ka qenë me pagesë.

“Gjatë kohës së Zogut u tha se ishte vrasje pasioni, kështu mbeti dhe në komunizëm. Në thelbin e saj është një vrasje me pagesë.
Kemi problem me historinë, për herë të parë në këtë dokumentar kemi dëshminë e Rexhep Jellës funksionar shtetëror i viteve 20, një qytetar që në momentin që u vra Esad Pasha gjendej në pozicionin e perfektit të Durrësit.

Dokumentet vërtetojnë një vrasje me pagesë. Është dhe një tjetër dëshmitar që thotë se kanë marrë lekët në Shqipëri dhe kanë bërë vrasjen atje.
Avni Rustemi ëhstë vrasësi i Esat Pashë Toptanit. Sipas ekspertizën mendohet se në plumbin e dytë që ka marrë Esad Pashë Toptani ka zgjatur dorën në momentin kur kanë qëlluar për ta vrarë, në Francë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Azem Hajdari kur u vra. Ajo që duket qartë është se Avni Rustemi ka qenë I instruktuar shumë mirë që t’ia dilte dhe që mos dukej se ka qenë vrasje me paramendim. Përpara së të bëhej vrasja ai mori një pasaportë dhe një shumë ta parash të asaj kohe.

Historia mbi Esat Pashë Toptanin duhet të trajtohet ndryshe. Pas 90-ës të gjithë personazhet që ka prodhuar epoka komuniste i kemi barazuar me zero. Nuk ka fakte se çfarë marrëveshje ka bërë Esat Pashë Toptani me serbët. Përse në themelet e shteti tonë ne kemi shkuar në zgjidhjen e problemeve me vrasës me pagesë”, tha Ferdinand Hoxha në Abc Live.

/abcnews.al/