Vrasja makabre në Fier, Spiropali: E tronditur, institucionet të zbardhin këtë ngjarje të zezë

schedule21:21 - 16 Nëntor, 2021

schedule 21:21 - 16 Nëntor, 2021

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas vrasjes makabre në Fier të 8-vjeçarit nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Ajo shprehet se institucionet duhet të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarje që i lëndon të gjithë.

“E tronditur nga vrasja makabre në Fier.  Me mendje dhe zemër pranë familjes së fëmijës në dhimbjen e tyre të paimagjinueshme.

 Lus mediat të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve me detaje të tepërta të aktit apo vendngjarjes.  U bëj thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje të zezë që na lëndon të gjithëve. Shpirti i tij i pafajshëm u prehtë në paqe”, shkruan Spiropali. /Abcnews.al