Vrasja makabre e 46-vjeçares në Greqi, trondit burri: Isha i dehur, u zumë, mora thikën dhe e vrava

schedule11:22 - 24 Qershor, 2022

schedule 11:22 - 24 Qershor, 2022

Vendi fqinj është tronditur nga vdekja e 46-vjeçares e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, i cili pasi e ka goditur me thikë ka telefonuar të birin dhe i ka thënë: Të vrava nënën.

Ndërkohë mediet greke kanë publikuar dëshminë e parë që 55-vjeçari me profesion kuzhinier dha për policët.

Unë dhe Katerina ziheshim shpesh. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të pajtohemi. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, piva dhe u ktheva në shtëpi. U grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava”, ishin fjalët e para që kuzhinieri para policëve.

Lexo edhe: Vrau gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, del foto e viktimës dhe bashkëshortit në Greqi

Sipas burimeve 55-vjeçari ishte dehur dhe në debat e sipër me të shoqen ka tentuar ta mbysë atë me duar, dhe më pas ka marrë thikën e kuzhinës, ku dhe e ka vrarë.

Kronika e vrasjes

Autori, sipas informacioneve, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, sot në të gdhirë pas një debati që i kishte shkaktuar plagosjen fatale.
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in.

Sipas informacioneve, bashkëshorti është larguar nga shtëpia pas krimit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e Sigurimit dhe mjekësia, të cilët do të bëjnë këqyrjen e trupit të gruas.
55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët.

55-vjeçari më pas u transportua në spital ku po merr trajtim mjekësore./abcnews.al/