Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e vogëlushit në Fier, familjarët vijojnë me mbledhjen e firmave

schedule14:09 - 19 Nëntor, 2021

schedule 14:09 - 19 Nëntor, 2021

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu vijojnë ditën e dytë të mbledhjes së firmave në një peticion që kanë si qëllim rikthimin e dënimit me vdekje për të vënë drejtësi për vogëlushin e tyre i cili u vra në mënyrë barbare nga Klodjan Çalamani.

Të afërmit dhe familjarët e vogëlushit janë mbledhur në qendër të Fierit ku kërkojnë nga qytetarët që të firmosin peticionin e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Grecalli,të Fierit, ku 38 vjeçari pasi e goditi me kazmë e ka groposur të miturin Mateo Vasiu në oborrin e banesës së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!