Në arrati për grabitjen e Rinasit, Talo Çela dyshohet se kërkoi ekzekutimin e vëllezërve Haxhia

schedule11:24 - 3 Korrik, 2020

schedule 11:24 - 3 Korrik, 2020

Shpallet në kërkim Talo Çela personi që modifikoi furgonin për grabitjen e Rinasit, dyshohet se ka kryer krimin e dyfishtë të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në qytetin e Durrësit.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al hetimet janë kryer nga Prokuroria e Durrësit dhe më pas dosja ka kaluar në SPAK.

Ndërkohë Talo Çela është i vetmi nga grupi i Grabitjes së Rinasit që vazhdon të jetë në kërkim.

LEXO edhe: Ekzekutim mafioz në Durrës, sekuestrohen 8 kamera sigurie, shoqërohen mbi 30 persona

Me sa duket i penduari për vrasjen e vëllezërve Haxhia ka treguar që ishte Talo Çela, personi që ka kërkuar nga Besmir Haxhia të tregojë ku janë fshehur paratë e grabitjes.

LEXO edhe: Pistat hetimore për vrasjen në Durrës, pse nisën përplasjet mes vëllezërve Haxhia dhe “porositësve”

Sakaq janë shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe 3 persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit, ku ata sapo mbërritën me makinë në prill të këtij viti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!