Bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO lë në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën

schedule14:00 - 19 Qershor, 2021

schedule 14:00 - 19 Qershor, 2021

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën arrest në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë, si të implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në qytetin e Durrësit më 2020.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.

Lexo edhe: Pas infektimit me Covid plasi sherri mes grupit, si u zbuluan bashkëpunëtorët e vrasjes së vëllezërve Haxhia

Por infektimi me koronavirus te Enver Divës, bëri që të dështonte plani i parë, duke detyruar Çelën dhe Dumanin të kryenin vetë ngjarjen duke implikuar edhe tashmë bashkëpunëtorin e Drejtësisë Klevis Allën.

Ka qenë ky i fundit që zbardhi planin e grupit dhe motivin e vrasjes, që lidhej me vlerat monetare të grabitura në Rinas. Dyshohet se vëllezërit Haxhia strehuan për disa ditë njërin nga grabitësit duke ngjallur konflikte për një sasi parash, të cilat kanë humbur. s.b/abcnews.al/