Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News në një bashkëbisedim me Juli Xhokaxhi foli për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku u ekzekutua Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës.
Ky i fundit është shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit. Po ashtu Çela është përfolur edhe si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia pak muaj më parë në Durrës.
Megjithatë, Hoxha thekson se Çela i njihte vëllezërit Haxhia, por rezulton se nuk ka gisht në ekzekutimin e tyre.
Sipas gazetarit vrasja e vëllait të Talo Çelës është një mesazh për të treguar se nuk do të ketë më mëshirë.
“Në rastin vëllezërve Haxhia u përmend Talo Çela, mua më rezulton se Talo Cela i njeh vërtet,por nuk është ai që i ka goditur. Personat Haxhia dhe vëllai i Talo Çelës sot janë njëra palë. Në zonën e Elbasanit nuk është një situatë normale. Nuk është njësoj si ngjarjet që po ndodhin në Rrëshen. Vrasja e sotme ka treguar se nuk do të ketë mëshirë më për askënd. Pra nuk do të goditen vetëm kundërshtarët, por çdo njeri i tyre. Po bëhet e njëjta gjë si në veri. Talo Çela është një person i kërkuar, nuk është aq i rrezikshëm. Vrasja e vëllait të tij do të thotë që kundërshtarët nuk do të falin”, u shpreh Artan Hoxha. g.v/abcnews.al