“S’ishim në Shqipëri natën e vrasjes së Pashko Ujkës”, Kelmendit dhe Kolës u komunikohet arrestimi

schedule10:09 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 10:09 - 3 Dhjetor, 2021

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi. Mësohet se ata janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri.

Mësohet se ata janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri. Policia tashmë do të verifikojë nëse Kola dhe Kelmendi e kanë kaluar kufirin për në Kosovë apo jo. Gjatë festave të nëntorit në kufi ka pasur edhe lehtësime.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisarit dy persona të dyshuar për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e së hënës. Një prej tyre është 20-vjeçari Kristian Kelmendi.

Kujtojmë se policia ra në gjurmët e Kelmendit pas dëshmisë së djalit të Pashko Ujkës. Të riut i janë gjetur edhe mbetje baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo.

Ndërkohë  burime për Abc treguan se vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka është kryer në një orar kur në parkun ku po shëtiste me bashkëshorten e tij mungonte energjia elektrike. Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar dy persona me të zeza që ecnin me shpejtësi. Por grupi hetimor nuk është i sigurt nëse janë autorët e dyshuar apo prej motit me shi nxitonit të shkonin në shtëpi.

Hetimet fillimisht u përqendruan tek e shkuara politike si deputet dhe ish kryetar komune, por deri tani nuk ka asnjë konkrete. Pashko Ujka kishte shumë pak ditë që ishte kthyer nga Italia ku ndodhej për kurim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!