Vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, Xhaferaj: Lidhjet e krimit me qeverinë kanë zhveshur policinë nga funksionet

schedule17:00 - 18 Korrik, 2022

schedule 17:00 - 18 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka ngritur sot në Komision të Sigurisë çështjen e krimit të organizuar në vend. Siç risjell ai në vëmendje në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, vrasja e trefishtë në Fushë Krujë tregon se bandat nuk i tremben më policinë.

Deputeti demokrat akuzon qeverinë për lidhje me krimin duke nxjerrë kështu edhe “nga loja” policinë. Sipas Xhaferajt, ngjarje të tilla që po ndodhin në mes të ditës tregojnë se “shteti dhe bandat janë një.”

FERDINAND XHAFERAJ NË FACEBOOK

“Sot në Komision të Sigurisë dënova ashpër gjunjëzimin e shtetit përpara krimit.
Vrasja e trefishtë e së dielës na kujtoi dhunshëm se kur bandat nuk i tremben policisë, qytetarëve u mbetet të jetojnë në terror. Lidhjet e krimit me qeverinë kanë zhveshur policinë nga funksionet dhe e kanë kthyer atë në inventarizuese të makinave të djegura të bandave. Qetësia me të cilën vepruan autorët, në mes të ditës, në një aks të rëndësishëm, injekton frikë dhe pasiguri tek cdokush. Heshtja sa i përket krimit të ndodhur dhe masave që duhet të merren vërteton se shteti dhe bandat janë një.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!