Vrasja e të riut, prokuroria dhe SHÇBA marrin në dorë çështjen, polici: E kontrollova për orarin

schedule11:01 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:01 - 8 Dhjetor, 2020

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë mbrëmjen e djeshme, në Tiranë do të kryhen nga Prokuroria e Tiranës dhe SHÇBA-ja pasi policia është përjashtuar. Në pyetje është marrë edhe kolegu i efektivit që qëlloi për vdekje të riun

Përpara grupit hetimor, polici ka thënë se e ka ndaluar të riun për ta pyetur se pse kishte dalë jashtë në atë orar që nuk lejohej lëvizja. Ai ka deklaruar se i riu e ka kërcënuar dhe ka tentuar të largohet dhe kjo ka bërë që efektivi t’i vihet në ndjekje. “Ishim duke e ndjekur dhe i kemi bërë thirrje për të ndaluar por nuk ju bind urdhrit për të ndaluar. U ndjemë të kërcënuar pasi i pamë një send në dorë”, është shprehur ai.

Më pas sipas policisë Rasha ka nxjerrë armën, duke bërë që polici ta qëllojë duke e lënë të plagosur. Por si pasojë e plagëve të rënda i riu ka ndërruar jetë në spital./mv.abcnews.al