Mbrëmjen e 5 nëntorit Elbasani u trondit nga një ngjarje e rëndë ku viktimë mbeti 28-vjeçari Florenc Kovaçi, i cili u vra me thikë nga Ardit Hida. Ky i fundit po ashtu la të plagosur po me thikë edhe vëllanë e viktimës 19-vjeçarin Mikel Kovaçi.
Ardit Hida 24 vjeçari i cili kreu krimin është vënë prapa hekurave vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërkohë shkak i sherrit mes të rinjve ka qenë motra e mitur e Ardit Hidës, e cila kishte lidhje intime me Mikel Kovaçin.
Së fundmi gazetari i ABC, Aldo Kozarja ka marrë një dëshmi ekskluzive nga vajza në fjalë (motra e autorit). Kjo e fundit shprehet se shpesh herë ikte nga familja për të qëndruar me Mikel Kovaçin dhe me të po ashtu shoqërohej edhe viktima Florenc Kovaçi.
Vajza e mitur mes të tjerash pranon se është dhunuar disa herë nga ish i dashuri i saj Mikel Kovaçi, i cili u plagos rëndë në ngjarjen e 5 nëntorit. Megjithë këtë fakt të rëndë ku tregon se trupi i kishte pësuar nxirje nga dhuna, ajo shprehet se nuk e ka denoncuar ish të dashurin e saj për dhunë.
Burime për gazetarin bënë me dije se shkaku që e detyroi Ardit Hidën që të merrte aktin ekstrem ishte një video që i kishte ardhur në celularin e tij nga Florenc Kovaçi. Në video ishin momente intime të 14-vjeçares motrës së autorit. Lidhur me këtë fakt e mitura para kameras së ABC ka mohuar të kishte dijeni, ndërsa është shprehur se këtë e ka mësuar vetëm kur ishte thirrur në komisariat.
Një tjetër fakt tronditës është se e mitura pohon të jetë përdoruese e drogës, duke thënë se veprimet që bënte shpesh herë ishin nën efektin e lëndëve narkotike.
Lexo edhe: Njëri vëlla vdiq, tjetri rëndë, si nisi sherri mes të rinjve në Elbasan, pamje nga vendngjarja
Intervista e plotë:
“Konflikti, unë për të ndenjur me Mikel Kovacin dhe shoqërohesha aty edhe me Florenc Kovaci kundërshtoja familjen time dhe ikja prej shtëpie. Patjetër që kur i bëja këto isha nën efektin e lëndëve narkotike”
– Kur thoni lëndë narkotike, çfarë substancash keni përdorur?
“Hashash ka përdorur vetëm këtë lëndë.”
– Me thotë një anëtar i familjes tënde. Që viktima në këtë rast i ka dërguar një video Arditit dhe është kjo video me momente intime tuajin që ka bërë që Arditi të marrë këtë vendim dhe të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?
“Tek kjo pjesa skam dijeni. Pasi e thanë shefat e komisariatit e mora vesh. Nuk e dija fare këtë pjesë. Se në fillim kanë bërë një sherr dhe më pas ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi herën e dytë.”
– Ke denoncuar ndonjëherë në polici Mikelin?
“Po , familja ime po”
-Po pse vazhduat me Mikelin, kur e dinit që kjo situatë do të agravonte?
“As vetë nuk e di. As vetë.”
– Si e ke njohur Mikelin? A ka ushtruar dhunë ai ndaj teje?
“Disa herë. Kanë qenë për arsye koti. Me shenja të nxira. Nuk kam denoncuar”
– Po të kishit denoncuar e dinit që kjo situatë nuk do ndodhte?
“E di. Nuk do ndodhte”
“ Jam e vetëdijshme për çdo lloj gjëje. Sigurisht më vjen keq për vëllanë. Se me atë jam rritur. Arditin e kisha me tepër se vëlla e kisha mama, baba të gjitha me pak fjalë.”
“Jam e vetëdijshme!”
– Në lagje ke pasur ngacmime të tjera? Dhe i keni denoncuar?
“Po është e vërtetë. Se di pse mua. Nuk e di është thjehstë rastësi le të themi se kur kanë qenë denoncimet kam qenë 11-12 vjeç. Rrija vetëm në shpi dhe me gocat e lagjes. Shpi shkolle. Tani nuk po shkoj më në shkollë”
– Pse nuk po shkon?
“Nuk ka të bëjë aty. Por për ca kohë nuk jam në gjenjde të vazhdoj. Mund të kaloj në gjendje…Fajin e kam vetë. Nuk kanë qenë vendime të sakta për moshën dhe zgjedhjen time. Edhe ku dilja e ku rrija.”
/abcnews.al/