Vrasja e Soleimanit, ambasadori iranian në OKB kërcënon SHBA-në: Do të ketë hakmarrje të ashpër

schedule09:05 - 4 Janar, 2020

schedule 09:05 - 4 Janar, 2020

Ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Majid Takht Ravanchi, ka thënë se vrasja e gjeneralit Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një “akt lufte”.

Në një intervistë për CNN, Ravanchi është shprehur  se “Irani nuk mund t’i mbyllë sytë nga ajo që ka ndodhur. Padyshim se do të ketë hakmarrje të ashpër”.

“Mbrëmë SHBA-të filluan një luftë të ashpër ushtarake duke vrarë një prej gjeneralëve tanë më të mirë. Pra, si duhet të veprojë tani Irani? Ne nuk mund të heshtim. Ne duhet të veprojmë ashpër”.

I pyetur nëse Irani do të veprojë ushtarakisht, ai tha “ndaj një sulmi ushtarak ne duhet të veprojmë ushtarakisht. Kush? Kur? Ku? Mbetet të dëshmohet në të ardhmen”./abcnews.al