Vijojnë në Islandë hetimet për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri. Mediat vendase raportojnë se hetuesit kanë sekuestruar tashmë disa pamje dhe të dhëna kompjuterike që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes.
Me rastin në fjalë po merren më shumë se 20 hetues ndërsa në paraburgim ndodhen të paktën 10 persona. Megjithatë, afati për mbajtjen e tre prej tyre skadon sot dhe pritet që policia të kërkojë zgjatjen e kohës për një prej tyre që është edhe i dyshuari kryesor.
Mediat raportojnë po ashtu se policia beson se e di se çfarë lloj arme është përdorur në vrasjen, por nuk është konfirmuar që kjo e fundit të jetë sekuestruar. Përveç sendeve të lidhura me kompjuterin, policia ka sekuestruar armë dhe makina pas kontrolleve në banesa.
Lidhur me vrasjen i dyshuari kryesor, i cili është arrestuar, është një shqiptar në banesën e të cilit u gjetën gjurmë të armës, por ai vetë e ka mohuar përfshirjen në krim. sb/abcnews.al/