Vrasja e shokut të Vis Martinajt dhe Gjergjit, arrestohet një i dyshuar! Ndalohen dy mjekë

schedule09:37 - 23 Qershor, 2020

schedule 09:37 - 23 Qershor, 2020

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë.

Abcnews.al mëson se ai është Eduart Lama nga qyteti i Laçit i cili ka shkuar në një spital me plagë të infektuar.

Policia ka ndaluar të dyshuarin, që më pas është vënë në pranga me urdhër të prokurorisë. Ndërkohë janë ndaluar edhe dy mjekë, të cilët kanë mjekuar fillimisht Lamën, pa vënë në dijeni autoritetet.

Lama dyshohet se i përfshirë në vrasjen e shokut të Vis Martinajt Bujar Lika dhe Paulin Gjergjin. 37 vjeçari Lika ishte objektiv i këtij atentati, ndërsa autorët kanë pasur djeni se prej disa kohësh ai lëvizte me makinë të blinduar.

Bujar Lika ishte nga Laçi dhe njihej si miku i Ervis Martinaj. Prej disa vitesh ai jetonte në kryeqytet, ndërsa konfliktet e vjetra dyshohet të jenë edhe motivi i vrasjes së tij.

I dyshuar për këtë atentat është një 21 vjeçar që nga shpëmbim i zjarrit është plagosur në këmbë. Kreshnik Tusha 10 minuta pas atentatit shkoi vetë në spitalin e Kurbinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!