Vrasja e shkencëtarit, lideri suprem i Iranit bën thirrje për ndëshkimin e autorëve

schedule10:03 - 29 Nëntor, 2020

schedule 10:03 - 29 Nëntor, 2020

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei ka bërë thirrje për “ndëshkimin” e atyre që qëndrojnë pas vrasjes së një prej shkencëtarëve më të shquar të vendit, i cili u identifikua nga Izraeli si kryesues i një programi të fshehtë të armëve bërthamore.

Mohsen Fakhrizadeh, arkitekti i strategjisë bërthamore të Teheranit, u vra të premten në një autostradë pranë kryeqytetit, në një ekzekutim të planifikuar me kujdes që ka çuar në një përshkallëzim serioz të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Lexo edhe: Vritet “babai” i bombës bërthamore iraniane

Irani akuzoi armikun e tij kryesor, Izraelin, për kryerjen e sulmit. Në pritje të hakmarrjes, Izraeli vendosi ambasadat e tij globale në gatishmëri të shtunën, njoftoi media në gjuhën hebraike.

Në një deklaratë, Ajatollah Ali Khamenei e quajti Fakhrizadeh “shkencëtarin bërthamor dhe mbrojtës të shquar të vendit”. Prioriteti i menjëhershëm i Iranit, tha ai , ishte “ndëshkimi përfundimtar i autorëve dhe atyre që e urdhëruan vrasjen”.

Duke folur gjatë një takimi me task-forcën e vendin për menaxhimin e pandemisë, Hassan Rouhani , fajësoi Izraelin dhe përsëriti se vdekja e Fakhrizadeh nuk do ta ndalojë programin bërthamor të vendit, i cili pretendon se është jo-ushtarak dhe i përqendruar në energji. s.b/abcnews.al/