Kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura në Iran, ka reaguar pas vrasjes së shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh.
Në një mesazh ngushëllimi, gjeneralmajor Mohammad Bagheri shkroi se ata që vriten në rrugën e Zotit, do të shkojnë në Parajsë ndërsa shton se për autorët e vrasjes, hakmarrja do të jetë e ashpër.
“Vrasja e tij, megjithëse ishte një goditje e hidhur dhe e rëndë për mbrojtjen e vendit, armiqtë duhet ta dinë se rruga e nisur nga Fakhrizadeh nuk do të ndalet kurrë. Grupet terroriste dhe autorët e këtij akti të verbër duhet ta dinë gjithashtu se hakmarrja e ashpër i pret.”
Ndërsa ngushëlloi familjarët dhe kolegët e shkencëtarit, gjeneralmajori shton: “Ju sigurojmë që ne nuk do të ndalemi së ndjekuri dhe ndëshkuar autorët e kësaj vrasjeje të dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh.”
Shkencëtari më i vjetër bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh u vra pranë kryeqytetit Teheran.
BBC shkruan se agjencitë perëndimore të inteligjencës e shihnin atë si organizatorin e programit sekret të armëve bërthamore të Iranit. Ai ishte përshkruar nga diplomatët si “babai i bombës iraniane”. s.b/abcnews.al/